Ish-arbitri i La Liga-s: Guardiola është dinak, ndërsa Mourinho…

2 Qershor 2020
22:34
Denis Hakanaj

Eduardo Iturralde Gonzalez, ish-arbitri me 17 sezone në La Liga, ka zbuluar disa biseda që ka patur me Jose Mourinho-n kur Special One ishte trajneri i Real Madrid dhe humbi 5-0 në Camp Nou kundër Barcelona-s së Guardiola-s.

Në përfundim të ndeshjes (ishte sezoni 2010-11), Mourinho iu afrua arbitrit dhe i tha: “Shumë mirë, Iturralde”.

Përgjigjja: “Te një gjë gabohesh, këtu ka vetëm një gjel në kotec dhe nuk je ti, jam unë”, ka thënë ish-arbitri për Carrusel Deportivo.

“Kisha një marrëdhënie shumë të mirë me Mourinho-n. Ndërsa Guardiola ishte shumë i vështirë për t’u menaxhuar, ishte shumë më dinak për arbitrat”.

“Kur protestonin me ndihmësit, ishte më e lehtë të kontrollohet Mourin ho në krahasim me të tjerët. Ka qenë epoka më e komplikuar për sa i takon tensioneve mes lojtarëve”.

“Shumë herë, lojtarët përshëndeteshin para ndeshjeve, përqafoheshin. Në periudhën e Mourinho-s, as që shiheshin  në dy”, ka përfunduar Iturralde.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit