Ish-futbollisti “ringjallet” pas 4 vitesh, tani rrezikon 10 vite burg bashkë me gruan

20 Tetor 2021
15:49
Denis Hakanaj
back button

Një aksident rrugor shkaktoi vdekjen e tij në 2016-ën. Të paktën kështu dukej.  Katër vite më pas, Hiannick Kamba është më i gjallë se kurrë.

Ish-futbollisti i Schalke-s është akuzuar se ka inskenuar vdekjen e tij për të marrë shumën e sigurimit të jetës me vlerë 200 mijë euro.

Siç ka bërë të ditur The Sun, ish-futbollisti kongolez rrezikon 10 vite burg nëse do të shpallet fajtor për simulimin e  vdekjes së tij për të marrë shpërblimin milioner që më pas është përfituar nga gruaja e tij.

Në Gjermani, më saktësisht në gjykatën e Esen, ka nisur gjyqi ndaj ish- futbollistit dhe gruas së tij që tani rrezikojnë të dy të përfundojnë në burg.

Faktet – Në janarin e 2016-ës, Kamba ka shkuar në Kinshasa, kryeqyteti i Kongos, por pak më vonë ka ardhur lajmi për vdekjen e tij pas një aksidenti rrugor.

I qarë për 4 vite, ish-lojtari është rishfaqur papritur në Gjermani në majin e 2020-ës, duke punuar si teknik kimik për një kompani ku kishte punuar më parë në 2013-ën.

Në atë kohë, ai ka thënë se ishte marrë peng nga disa të panjohur për shumë kohë dhe se nuk donte t’ia dinte për faktin se gruaja e tij Christina kishte marrë paratë e sigurimit.

Tani, hetimi dhe gjyqi që mund të çojë te dënimi i çiftit deri në 10 vite për mashtrim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit