Ish-kampioni i botës mesazh Fury: Mos u tërhiq pa dueluar edhe me mua

24 Maj 2022
10:04
Telesport
back button

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr., ish-kampion bote në peshën e rëndë, i ka çuar një mesazh britanikut Tyson Fury, duke i kërkuar të mos tërhiqet nga sporti pa dueluar së bashku. Ruiz e Fury kanë një marrëdhënie të mirë, teksa kanë edhe të njëjtin përgatitës fizik, që duket se do të ndërmjetësojë që kjo sfidë të zhvillohet në të ardhmen.

Një sfidë që duket e vështirë për t’u zhvilluar, duke qenë se Fury mund të rikthehet vetëm për një duel që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Pra, britaniku që mban titullin e kategorisë WBC, do të duelojë me fituesin që do të dalë nga përballja mes Joshua e Usyk (ukrainasi mban titujt e kategorive IBF, WBA e WBO).

Shpresoj që Tyson të mos tërhiqet dhe shpresoj të më japë mundësinë të duelojmë së bashku. Ku të dojë ai, në Meksikë, Angli apo Amerikë. Do të jetë një duel i madh mes nesh, ia premtoj këtë gjë. Unë e respektoj atë, e dua si vëlla. Por s’dua të tërhiqet, por të më japë një mundësi e të duelojmë së bashku”, tha Andy Ruiz, që befasoi botën kur mundi Anthony Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit