Ish-kampioni i botës pranë rikthimit në Moto GP me motorin italian

8 Korrik 2020
14:54
Gentian Spiri

Jorge Lorenzo, ish-kampioni i botës në Moto GP, i tërhequr nga garat në fund të vitit të kaluar, mund të rikthehet në pistë pas një viti pushim. Mediat italiane konfirmojnë se piloti spanjoll është pranë nënshkrimit të një kontrate me motorin Ducati. Palët kanë kohë që kanë nisur bisedimet.

Lorenzo e ka pilotuar edhe më parë motorin Ducati, për dy sezone (2017-2018), por pa shkëlqyer. Spanjolli pritet të zërë vendin e italianit Andrea Doviziozo, që duket se është në prag divorci me Ducati. Kontrata e Doviziozo me motorin italian skadon në fund të këtij sezoni.

Ducati, pak kohë më parë konfirmoi se në vitin 2021 do të ketë si pilot australianin Jack Miller, por ende nuk dihet emri i pilotit të dytë, që më shumë gjasa mund të jetë Jorge Lorenzo. Aktualisht ai është piloti kolaudator i Yamaha, por duket se është nxituar me vendimin për t’u larguar nga garat.

Asgjë nuk është e sigurtë për sa i përket të ardhmes, por për momentin po negociojmë. Jorge u largua vjet nga Honda si humbës, ndaj dëshiron të largohet si fitues nga ky sport. Ndaj, ka shumë gjasa të rikthehet”, tha Chico Lorenzo, babai i Jorge.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit