Ish-kampionia e botës lë kafazin për ringun, në shtator debuton si boksiere

11 Gusht 2022
8:58
Telesport
back button

Cris “Cyborg” Justino, ish-kampionia e botës në peshën “featherweight” në UFC, prej disa vitesh ka vijuar karrierën në sportet luftarake në disiplinën e Bellator, ku është kampione e botës në këtë peshë. 37-vjeçarja braziliane do të debutojë në sportin e boksit.

Cyborg ka njoftuar se më 25 shtator do të duelojë ndaj patriotes së saj Simona Silva, një duel që do të zhvillohet në Brazil. Një duel me 8 raunde, me nga 2 minuta secili. Kjo do të jetë sfida e parë e ikonës së arteve marciale mikse në sportin e boksit.

Silva është një ish-kampione e Brazilit në boks, me përvojë të madhe, një nga sportistet më të njohura të shtetit amerikano-latin. “Jam shumë e lumtur për këtë duel, një sfidë e madhe për mua, në një sport tjetër dhe dua të shoh se cilat janë mundësia e mia”, tha Cyborg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit