Ish-kapiteni i kombëtares ka një mesazh të fortë publik para zgjedhjeve

24 Prill 2021
10:11
Alfred Lleshi
back button

Sot është heshtje zgjedhore, një ditë para votimeve për parlamentin dhe ekzekutivin e katër viteve të ardhshme. Kjo vlen për partitë politike, por reagimet në funksion të këtij “peshimi” të elekotoratit nuk mungojnë në rrjetet sociale. Njëri ndër ta është Ansi Agolli, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi. Ai ka sjellë në vëmendje se disa politikanë, pa përmendur emra, e përdorën kombëtaren për interesa personale pas “Euro 2016”, ndërsa më vonë nxituan t’i heqin edhe pasaportat diplomatike:

“Një duartrokitje të fundit për ata politikanë, që pas ‘Euro 2016’ e përdorën kombëtaren per interesa të ngushta personale politike. Më pas, kur më shumë nevojiteshin, i lanë tifozat jashtë stadiumeve. Pasaportat diplomatike të shërbimit ishin një dhuratë që nuk e kërkuam. Me heqjen e tyre u dëshmua se ishin thjesht pjesë e një skenari të përkohshëm.

Por çfarë do të jetë e përhershme është mirënjohja e shqiptarëve anembanë për shërbimin që ne kryem ndaj atdheut, të cilën vazhdojnë të na e shprehin çdo ditë, pa asnjë lloj interesi. A mund të thoni ju të njëjtën gjë për ndjekësit tuaj? Një fjalë e urtë thotë: gjykimi vonon, por nuk harron”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ansi Agolli (@ansiagolli)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit