Ish-lojtari i Arsenal: E ardhmja? Do të bëhem aktor filmash po*no

7 Prill 2021
20:13
Denis Hakanaj
back button

Emmanuel Frimpong, ish-futbollist i Arsenal-it, ka folur për ekspriencën e tij më Rusi, ku ka luajtur me Ufa dhe Arsenal Tula.

“Nga Rusia më ka befasuar më shumë gjendja e rrugëve, që janë shumë të këqija”, ka thënë ganezi për Sport24.ru.

“Unë kam jetuar shumë në Angli dhe rrugët janë të mrekullueshme kudo. Por kur kam shkuar tek Ufa, jam tronditur nga një gjë tjetër: në Rusi, futbollistët janë gjithmonë në formë, por e vërteta është se në mëngjes pijnë vodka dhe më pas vrapojnë si Usain Bolt”.

“E ardhmja? Do të doja të kthehesha tek Ufa dhe të bëhesha aktor filmash pornografikë me 20 vajza, – ka thënë duke qeshur. – Ufa është një vend që e dua me gjithë zemër dhe aty punojnë njerëz fantastikë. Rusia është bërë një vend special për mua dhe do të doja të kthehesha”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit