Ish-lojtari i Bayern kujton vuajtjet e bavarezëve në Indi: Muller pothuajse u helmua nga ushqimi dhe…

23 Shkurt 2021
16:32
Denis Hakanaj
back button

Një udhëtim në Indi dhe një helmim nga ushqimi.

Thomas Muller dhe “ushqimi pikant” nuk shkojnë shumë mirë. Anekdotën kurioze e ka zbuluar një ish-lojtar i Bayern Munich, Daniel Sikorski, i cili ka kaluar pesë sezone në Bavari, por pa debutuar asnjëherë me skuadrën e parë.

“Një herë kemi qenë një një hotel afër Himalajas që nuk kishte dyshekë dhe kemi fjetur mbi tavolina. Dushet ishin vetëm disa kova me ujë dhe për darkë kishte patatina dhe coca cola, por duket se ishin te vjetra”, ka thënë Sikorski për Spox dhe Goal.

“Kur kemi ngrënë një vakt të vërtetë në një restorant të vërtetë, Muller pothuajse u helmua. Ushqimi ynë ishte shumë pikant. Gjërat nuk shkuan shumë mirë për Thomas. Ditën tjetër qëndroi gjithë kohën në banjë dhe nuk u stërvit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit