Ish-lojtari i Real Madridit, i gdhendur me muskuj: Ju tregoj sekretin e jetëgjatësisë 24-vjeçare në futbollin profesionist

6 Mars 2024
8:51
Alfred Lleshi
back button

Zé Roberto, ish-lojtari i Real Madridit në sezonin 1997-1998, ka shpjeguar se si arriti ta zgjaste karrierën e tij të suksesshme futbollistike deri në moshën 43-vjeçare.

Ish-futbollisti 49-vjeçar, i cili ka luajtur 84 herë me kombëtaren e Brazilit, por dhe klube si Portuguesa, Flamengo, Bayer Leverkusen, Santos, Bayern Munich, Hamburg, Real Madridi, Al-Gharafa, Gremio dhe Palmeiras, thekson në deklaratat e riprodhuara nga “O Globe” se “sportisti është një qenie njerëzore, jo makinë”:

“Çdo qenie njerëzore duhet të ketë kohë të lirë. Sportisti duhet të kuptojë se ka një karrierë dhe të dijë se ka një kohë për çdo gjë”.

Video thumbnail

Zé Roberto (José Roberto da Silva Junior) shton: “Ajo që bëra ishte të kuptoja se, brenda profesionit tim, trupi im ishte instrumenti im i punës. Dhe kur fillova të kujdesesha për të, trupi mori përgjegjësinë për karrierën time.

Mirëmbajtja e trupit si instrument pune në profesionin tim kishte në fokus të ushqyerit, përgatitjen fizike dhe rikuperimin. E kuptova që trupi im është si makina që ka nevojë për mirëmbajtje, sidomos me kalimin e viteve”.

Gjashtë vite pas tërheqjes nga futbolli, Zé Roberto, i cili ishte profesionist në periudhën 1993-2017, shfaq ende një formë fizike të lakmueshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit