Ish-lojtari sulmon Simeone-n: Ai kritikon Real për ta mbajtur mirë me tifozët e tij

15 Dhjetor 2018
21:52
back button

Thibaut Courtois i është kundërpërgjigjur trajnerit të Atletico Madrid Diego Simeone duke thënë se ai duhet të kritikojë Real Madrid në mënyrë që ta mbajë mirë me tifozët e tij.

Edhe Luka Modric ka folur më përpara për mënyrën se si argjentinasi sulmoi rivalët e kryeqytetit.

Gjatë një konference për shtyp, Simeone ka thënë: “Courtois u largua nga Madridi si më i miri në botë, kur ishte tek ne ai e mundi Keylor Navas…”

Pas fitores së Real Madrid ndaj Rayo Vallecano-s, Courtois është kundërpërgjigjur: “Simeone ka kritikuar Madrid për ta mbajtur mirë me tifozët e tij.

“Ai gjithmonë e ka bërë, sulmon Real Madrid sepse është ekipi më i mirë në botë.”

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit