Ish-mbrojtësi dhe frika e çuditshme që e bëri të refuzojë Real-in

29 Maj 2020
16:10
Denis Hakanaj
back button

Shpesh në futboll vijnë oferta që nuk mund të refuzohen. Ëndrra e shumë futbollistëve është që të nënshkruajnë një kontratë me Real Madrid.

Kur vjen një ofertë nga Los Blancos është e vështirë të refuzohet, edhe pse ekzistojnë lojtarë që kanë hequr dorë.

Ka qenë rasti i Francesco Totti-t, sipas Florentino Perez, i vetmi lotar që i ka thënë jo Real Madrid-it. Një pohim ky që është përgënjeshtruar nga fjalët e ish-mbrojtësi Bert Konterman.

Gjatë një intervistë të dhënë për Talkin Fitbaë, Konterman ka thënë: “Në verën e 1999-ës, Real Madrid ofroi 20 milionë guilder (rreth 10 milionë euro) për të më marrë. Beenhaker e njihte mirë Real-in dhe më tha se më donin dhe unë u përgjigja ‘Po tallesh, nuk e besoj’”.

ARNHEM, NETHERLANDS – JANUARY 24: Bert Konterman of Vitesse Arnhem in action in The Dutch First Division league match between Vitesse Arnhem and SC Heerenvee at The Gelredrome Stadium on 24 January, 2004 in Arnhen, Netherlands. (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)

“Ai më tha se donte që të qëndroja, por shtoi ‘Imagjinoj se tu do të shkosh te Real Madrid, sepse është një klub fantastik. Në mendjen time kisha imagjinuar gjithmonë një transferim në Gjermani ose në Angli, sepse flisja shumë mirë gjermanisht dhe mjaftueshëm mirë anglisht”.

“Ideja për të shkuar në Spanjë më frikësonte, sepse duhej të shkoja te një klub kaq i madh dhe sepse kisha frikë se nuk do të arrija ta mësoja spanjishten. Nuk mendoja se isha gati dhe i thashë jo Real-it”.

“Nuk ka qenë një zgjedhje e zgjuar, sepse ata më donin me të vërtetë, por i thashë Beenhaker-it se do të qëndroja. I kam ruajtur të gjithë artikujt e gazetave, sepse askush nuk më beson”, ka thënë Konterman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit