Ish-portieri i Lazios elozhe për Strakoshën: Vendimtar, askush si ai!

23 Maj 2020
13:59
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-portieri i Lazios, Fernando Orsi, ka folur për mikrofonët e Radiosei në lidhje me situatat që po kalojnë lacialët këto momente, por sigurisht që është ndalur dhe te portieri shqiptar Thomas Strakosha.

“Strakosha? Një portier që është përmirësuar shumë dhe që po bën mjaft mirë. Daljet e munguara? Nuk e shoh negativisht, shumë e vështirë të dalësh në zonë. Duhet shumë guxim dhe të jesh shumë mirë i pozicionuar.

“Ai mbulon hapësirat dhe mbron kuadratin mjaft mirë. Në dalje shumë portierë nuk dalin dhe kuptohet se i japin përparësi kundërshtarit. Thomasi është rritur ashtu si i gjithë ekipi, natyrisht që të gjithë bëjnë gabime. Unë e konsideroj si vendimtar. Ka fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën duke patur shumë kontribut. Nuk janë të tjerët më mirë se ai”, – tha Orsi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit