Ish-presidenti fitues i Lyon: “Ajo që bëri Mbappe te PSG quhet madhështore! Ju tregoj pse duke e krahasuar me epokën time triumfale”

22 Shkurt 2024
18:45
Telesport
back button

Kylian Mbappé do të largohet nga Paris Saint-Germain. Tani telenovela mund të përfundojë vetëm në pritje të një komunikimi nga Real Madridi, pretenduesi i vërtetë i transferimit te sulmuesit francez. Ish-presidenti i Lyon-it, Jean-Michel Aulas foli për këtë çështje për RMC Sport: “Largimi i Kylian është më shumë një çështje emocionale, do të thosha, sesa krijimi i marrëveshjeve komerciale për të drejtat televizive.

Kylian është me të vërtetë një epokë, por ai qëndroi shtatë vjet te PSG dhe është madhështore. Për mua, në periudhën më të mirë të OL, kur ne ishim kampionë çdo vit dhe ishim kampionë shtatë herë radhazi, asnjë lojtar nuk qëndroi kurrë për shtatë vjet, dhe ata shpesh ishin lojtarë ndërkombëtarë.

Kylian mbetet në kombëtaren franceze. Dhe ne e dimë lidhjen e tij me çështjet kombëtare. Shpresoj që së shpejti të kemi lajme të mira edhe për Lojërat Olimpike Paris 2024. Pasojat? Është shumë herët për të thënë. Sepse sot Ligue 1 është padyshim Kylian, por edhe paraqitjet e PSG-së si të tilla. Në jetë, gjithmonë duhet të gjesh një mundësi nga vështirësitë.

A nuk është kjo mundësi për PSG-në, në fund të fundit jam i bindur për këtë duke e njohur mirë Nasser Al-Khelaifi dhe duke besuar në aftësinë e tij për të kapur një mundësi të re, për të sjellë dy ose tre lojtarë shumë të mëdhenj që ndoshta do të rikthejnë besueshmërinë? Në çdo rast, shpresoj që këtë vështirësi, sepse dukshëm është kolosale, ta shndërrojmë në një mundësi. Dhe ne e dimë, jeta shpesh përbëhet nga rastesia: le të supozojmë se ky vit është i mirë për PSG-në me Kylian në Ligën e Kampionëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit