Ish-presidenti: Zidane ka gabuar, por nuk është fajtori kryesor te Reali

23 Tetor 2020
12:34
Alfred Lleshi
back button

Ish-presidenti i të bardhëve, Ramon Calderon, analizon edhe situatën aktuale të Zidane dhe skuadrës madrilene: “Ajo që ndodhi kundër Shakhtar dhe Cadiz la një shije shumë të keqe, por ne duhet të jemi optimistë, sepse kjo skuadër ka kaluar momente të vështira më parë dhe arriti të kalonte përmes tyre, edhe pse, padyshim, ndjesitë nuk janë të mira. Zidane po bën çfarë mundet me burimet në dispozicion të tij. Performanca ndaj Shakhtar nuk ishte e mirë, tek ne pati shumë gabime; jam i sigurt edhe në formacion, por nuk mund ta fajësosh një person. Shkak për situatën është një akumulim rrethanash, një zinxhir ngjarjesh. Prandaj, ishte çmenduri të shisje Cristianon, kur nuk kanë askënd për të shënuar gola”.

Është sugjeruar që në stolin e Realit mund të kthehet një ikonë tjetër nga e kaluara, nëse Zidane do të shkarkohej. Fjala është për ish-sulmuesin mitik, Raul, që mund të ngrihet në detyrë, nga Castilla në pankinën e Real Madridit. Sidoqoftë, Calderon i paralajmëron “Los Blancos” të mos nxitohen: “Unë kam një dashuri të madhe për Raul, e admiroja jashtëzakonisht si lojtar, trajner dhe person. Sidoqoftë, afrimi i tij në këtë rol do të thoshte shkarkim i një trajneri që mund të bëjë gabime, dhe me siguri ka bërë gabime, por që gjithashtu fitoi tre Champions radhazi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit