Ish-shoku i ekipit te Roma: Qeshja me Panuccin, fliste gjëra pa kuptim!

6 Dhjetor 2018
19:50
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ndoshta nuk do të bëhet kurrë një emër i madh në fushën e trajningut, por si lojtar ka qenë padyshim një nga më të mirët e Europës. Ai ka një karrierë për t’u admiruar, pasi ka luajtur me ekipe të mëdha si Roma, Real Madrid, Milan, Inter, Chelsea, Monaco apo Parma. Më gjatë ka qëndruar te italianët e Romës, pasi ka luajtur nga sezoni 2001 deri në vitin 2009.

Ish-mbrojtësi ka lënë përshtypje shumë të mira dhe një ndër lojtarët që e kujton me mall është dhe John Arne Riise. Mbrojtësi ka publikuar autobiografinë e re dhe në promovimin e saj në një nga daljet mediatike ka treguar disa nga kujtimet e tij. Ai kujton me dëshirë “legjendarin” Panucci. Norvegjezi ka treguar dhe disa nga momentet që kalonin mes tyre në dhomat e zhveshjes. Trajneri i Shqipërisë dhe Riise kanë luajtur së bashku në sezonin 2008-09 te skuadra e Romës.

Çfarë legjende ishte Panucci, çfarë lojtari. Ai ishte një personalitet. Asistoi golin tim të parë kundër Interit me një pasim fantastik. 

“Çfarë karakteri kishte në dhomat e zhveshjes. Në fushë kishte shumë njohur. Ai nuk përmbahej, fliste shumë dhe kishte shumë njohuri për futbollin. 

“Kam qeshur shumë herë me të për shkak të gjërave që fliste, që nuk kishin shumë sens. E kam shijuar periudhën që kam luajtur me të, pasi kam mësuar shumë prej ti. Si të bëhesha më profesionist dhe se sa shumë dinte ai për futbollin, ishte e jashtëzakonshme”, – tregoi norvegjezi për trajnerin e Shqipërisë. Eh, sikur të tregojë shumë nga këto gjëra dhe në krye të pankinës së kombëtares tonë do të ishte fantastike!

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit