Ish-sulmuesi i Realit: Mourinho, trajneri më i mirë në historinë e futbollit

4 Gusht 2020
14:27
Alfred Lleshi

Jose Mourinho është “trajneri më i mirë në historinë e futbollit”, sipas Emmanuel Adebayor, me portugezin të suksesshëm kudo ka drejtuar gjatë karrierës së spikatur menaxheriale. I vetëshpalluri “Special One” doli në skenë kur udhëhoqi Porto drejt lavdisë në Portugali dhe Champions. Titulli i Premier League mbërriti më pas me Chelsea, përpara se të siguronte atë “tripletë” historike me gjigantët e Serie A, Inter.

Mourinho vazhdoi “të pushtojë” La Liga-n me Real Madridin, para se të kthehej në Angli me Chelsea dhe pastaj në stolin e Manchester United. 57-vjeçari karizmatik tani po kërkon të sigurojë triumfin e shumëpritur te Tottenham. Ish-sulmuesi i njohur, Adebayor, e konsideron atë si njeriun e përsosur për trajner. Bashkë fituan Kupën e Mbretit, gjatë huazimit te Real Madridi më 2011. Ai tha për “AS”:

“E dua Mourinho-n, kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme. Ishte ai, që më mori në Madrid, megjithëse nuk ishte e lehtë për të që të më gjente një vend në foamcion. Trofeu i vetëm që kam fituar ndonjëherë ishte në Madrid, me të. Tani është te Tottenham dhe i uroj më të mirën. Jose është trajneri më i mirë në historinë e futbollit.

Eksperienca në Madrid? Reali është shumë larg nga pjesa tjetër e klubeve të futbollit. Kam shijuar një përvojë të mrekullueshme atje. Unë e dua Real Madridin, atje ishte momenti më i mirë i jetës sime. Por, në fund të fundit, ishte vendi ku luajta më pak futboll gjatë karrierës sime. Megjithatë, ishte klubi që la gjurmën më të madhe te mua”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit