Ish-sulmuesi i United i vetofrohet Borussia Dortmund për të zëvendësuar Haller

5 Gusht 2022
13:14
Telesport
back button

Sulmuesi uruguajan Edinson Cavani mund të jetë zëvendësuesi i Sebastian Heller te skuadra e Borussia Dortmund. Heller u diagnostikua me një tumor në testikuj dhe do të mungojë për disa muaj.

E gjetur pa një sulmues, pasi u largua edhe Haaland (Manchester City), ekipi gjerman ka nisur të kërkojë për një lojtar me përvojë. Në skenë ka dalë 35-vjeçari Edinson Cavani, për momentin pa ekip.

Cavani nuk e rinovoi kontratën me Manchester United dhe është në kërkim të një sistemimi. Sipas “Bild”, lojtari i është vetofruar Borussia, por problem është rroga e tij e lartë, 10 milionë euro.

Palët kanë nisur bisedimet për një kontratë deri në janar me lojtarin, me opsion për ta rinovuar deri në fund të sezonit. Borussia ka kohë deri më 31 gusht për të gjetur një zëvendësues, por kjo gjë duhet bërë sa më shpejt, pasi sezoni i ri nis sot.

Mes kandidatëve për të veshur fanellën e Borussia Dortmund janë edhe Krizysztof Piatek, Giovanni Simeone, Anthony Modeste etj. Gjithsesi, përvoja e Cavani mund të bëjë diferencën edhe pse paga e lartë mbetet një problem.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit