Ish-trajneri i njohur shqiptar: Serie A të vë në gjumë ndonjëherë, më mir shih Kastrioti-Apollonia!

24 Nëntor 2020
18:06
Telesport
back button

Ritmi i ndeshjeve të Superiores ishte një nga temat në emisionin “Pressing” në ABC. Teksa po diskutohej në panel, trajneri i njohur, Sulejman Starova, ndërhyri dhe kundërshtoi kolegët e tjerë.

“Nuk jam dakord në lidhje me ritmin”, tha fillimisht “Bobi”, i cili më pas bëri edhe një krahasim me ndeshje të kampionatit italian, që kanë një mungesë të theksuar ritmi.

“Janë ca ndeshje në Serie A që të zë gjumi dhe është më mirë të shohësh Kastriotin me Apoloninë. Normalisht covidi ka bërë punën e vet dhe ndikimi shikohet kryesisht në 30 minutat e fundit”, tha Starova.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit