Ish-trajneri për yllin e Serisë A: Është si një Messi i vogël. Po të isha Real-i…

7 Gusht 2020
19:53
Denis Hakanaj
back button

Njeriu që ka zbuluar Ruslan Malinovskyi nuk është aspak i befasuar nga paraqitjet e tij të fundit. Oleksandr Funderat, ish-përgjegjës i Akademisë së Shakhtar Donetsk, ka folur për Gazzetta dello Sport në lidhje me rritjen e futbollistit ukrainas.

“Nuk jam aspak i befasuar nga rendimenti i tij. Atalanta luan një futboll të jashtëzakonshëm. U ka treguar atyre që besonin tek ai se mund të jetë më i fortë, mjafton të aktivizohet më shumë”.

“Ruslan është zbulimi i Serisë A, shpresoj të jetë edhe i Champions League. Dhe në një ndeshje të vetme, kundër PSG-së, mund të ndodhë gjithçka sepse Atalanta ka bërë surpriza të tilla edhe më parë”.

“E kam stërvitur për tre vite dhe e kam aktivizuar gjithmonë në atë rol, mbrapa sulmuesit. Ju them më shumë: po të isha trajneri i Manchester City-t ose Real Madrid-it, do të dërgoja një vëzhgues të shihte ndeshjet e Atalanta, sepse ky djalosh ka gjithçka për të luajtur me ekipet e mëdha të Europës”.

“Disa e kanë krahasuar me Nedved, por nuk jam dakord. Për mua ka gjuajtjen e Sinisa Mihajlovic: e fortë, e saktë. Më pas, e përsëris, jashtë zonës së rreptësisë është një Messi i vogël”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit