Ish-ylli i Francës tremb Juventus-in: Ja pse Lyon mund të jetë surpriza e Champions-it

24 Qershor 2020
15:11
Denis Hakanaj

Ish-futbollisti i Francës nënkampione e botës në Gjermani 2006, Sidney Govou, beson se Lyon do ta eliminojë Juventus-in nga Champions League.

40-vjeçar, i cili ka luajtur 300 ndeshje me klubin francez, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me ndeshjen që do të zhvillohet në Torino gushtin e ardhshëm.

“Kanë rifilluar të gjithë kampionatet kryesore me përjashtim të Ligue 1, por asnjë skuadër nuk është në maksimumin e formës fizike. Pyetja është: a nuk po rrezikojnë këto skuadra? Në Angli ka dëmtime çdo ndeshje”, ka thënë Govou.

“Lyon mund të humbasë pak ritmin e ndeshjes, edhe pse nuk jam i sigurt se do të ndodhë kundër Juventus-it. Disa skuadra europiane mund të paraqiten në Champions me shumë probleme fizike për shkak të ndeshjeve që do të luajnë”.

“Lyon mund të jetë surpriza e vërtetë e Champions League. Formati i ri  favorizon francezët”, ka thënë Govou për të përditshmen Le Progres.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit