Ish-ylli i Juventus-it “eliminon” bardhezinjtë nga Champions-i, kritikon skuadrën dhe drejtuesit

27 Maj 2020
18:55
Denis Hakanaj
back button

“Champions League? Juventus është akoma larg. Këtë vit ka patur shumë vështirësi, edhe në kampionat dhe, në fakt, është vetëm një pikë larg Lazio-s. Po rrezikon”.

Këto kanë qenë fjalët e Angelo di Livio, ish-mesfushori i bardhezinjve, i cili ka shprehur dyshime në lidhje me sezonin e “Zonjës së Vjetër”.

“Në Champions duhet të përmbysë rezultatin kundër Lyon-it, por nuk më ka pëlqyer shumë mentaliteti. Agresiviteti dhe përkushtimi ndaj fanellës kanë munguar”, ka shtuar ai.

Ish-mesfushori ka folur edhe për lamtumirën e Allegri-t, duke shprehur dyshime mbi ndryshimin e trajnerit dhe duke e krahasuar me Lippi-n, një trajner me të cilin Di Livio ka fituar 3 kampionate dhe një Champions League.

“Ka qenë një ndryshim që nuk e kam kuptuar. Kush fiton, duhet respektuar dhe nuk mund të largohet. Allegri do të jetë Lippi i ri. Urimet e mia për Sarri-n, që ka kuptuar sesi është të jesh te një skuadër ku duhet të fitosh gjithmonë”.

Për Cristiano Ronaldo-n: “Është një super kampionë, duhet të luajë gjithmonë. Është një shembull për mënyrën si stërvitet dhe për jetën që bën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit