Ish-ylli i Liverpool-it tremb tifozët me deklaratat për Salah dhe Mane

31 Maj 2020
16:58
Denis Hakanaj
back button

Të gjithë e kanë një çmim.

Ky është kuptimi i fjalëve të thëna nga ish-mesfushori i Liverpool-it, John Barnes.

Sipas ish-yllit të Të Kuqve, edhe dy prrotagonistë absolutë të viiteve të fundit si Salah dhe Mane mund të shiten. Madje do të ishin vetë ata që do të largoheshin në rast të një oferte më të mirë.

“Të gjithë skuadrat i shesin lojtarët e tyre. Ky është realiteti, kështu funksionon futbolli modern”, ka thënë Barnes.

“Për shembull, Barcelona ka qenë e detyruar ta shesë Neymar-in. Tani lojtarët tërhiqen nga rroga. Jam i bindur se edhe Mane dhe Salah mund të pranojnë një transferim nëse i ofrojnë 1 milionë euro në javë”.

“Cilësia dhe historia e një klubi nuk kanë më rëndësi”.

Në lidhje me ish-yjet e Liverpool-it: “Kanë shitur lojtarë fantastikë edhe më parë si Fernando Torres, Luis Suarez, Philippe Coutinho”.

“Është fantastike që skuadra ka marrë forcë falë rezultateve në fushë, por, në fund, lojtarët vijnë dhe ikin”.

Barnes ka fituar dy kampionate me Liverpool-in në vitet ’88 dhe ’90, vite në të cilët është shpallur edhe lojtari anglez i vitit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit