Ish-ylli i Tottenham tremb Mourinho-n: Ka një sezon kohë për të…

5 Gusht 2020
16:13
Denis Hakanaj
back button

Harry Kane mund të largohet nga Tottenham në sezonin e ardhshëm nëse Mourinho nuk do të arrijë të fitojë një trofe.

Ky është në thelb mendimi i ish-futbollistit edhe të Spurs-ave, Jamie O’Hara.

Duke folur për talkSports, ish-mesfushori  klubit anglez ka vendosur një afat prej 12 muajsh për Special One që të bindë sulmuesin dhe kapitenin e skuadrës të qëndrojë.

“Duhet të fitojë diçka”, ka thënë O’Hara në lidhje me Harry Kane.

“Është 27 vjeç dhe nëse nuk fiton në sezonin e ardhshëm me Tottenham-in, mendoj se do të largohet. A do të mjaftonte Kupa e Ligës? Jo, nuk besoj”.

“Duhet të paktën Kupa e Anglisë dhe vendi i katërt, përndryshe besoj se do të vendosë të largohet dhe të kërkojë të fitojë diku tjetër”.

Dhe ofertat për kapitenin e Spurs-ave nuk mungojnë.

Kane, në fakt, është kërkuar nga klubet më të mëdha të Europës, nga Real Madrid te Manchester United, duke kaluar nga Juventus.

Me pak fjalë, Mourinho është i paralajmëruar: ose fiton, ose do të humbasë yllin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit