“Isha në ankth”, Guardiola pas përmbysjes së çmendur: Ja si ia dolëm

29 Nëntor 2023
11:36
Telesport
back button

Manchester City fitoi 3-2 ndaj Leipzig në Champions League, duke përmbysur disavantazhin 0-2 pas pjesës së parë. Trajneri i “citizens” Pep Guardiola bëri një përmbledhje të asaj që ndodhi dje në fushë.

Nuk e kuptoj se cfarë ndodhi në pjesën e parë. Kjo është Champions League. Leipzig është një ekip që prej disa vitesh kualifikohet, ndërkohë që ne u lamë shumë hapësira në mbrojtje. Duhej të fitonim duelet dhe nuk e bëmë. Kjo bëri që në pjesën e dytë të luanim me ankth”, tha Guardiola.

Kur pëson dy golat duhet të jesh sa më i qetë të jetë e mundur. Por, në të njëjtën kohë, reaguam mjaft mirë në pjesën e dytë. Jemi të parët në grup dhe jam i kënaque me reagimin. Skuadra vrapon, lufton dhe ka një shpirt të lartë garë”, u shpreh trajneri i kampionëve të Europës.

Guardiola pranon se në pushimin e ndeshjes ndryshoi modulin e lojës. “Ndryshuam mënyrën e presingut në pjesën e dytë. Nuk e prisnim që ata të luanin në këtë mënyrë, pasi me 5-4-1 nuk gjenim hapësira. Jam i lumtur edhe për Haaland, që realizoi 40 gola në Champions”, tha Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit