“Isha në depresion”, Henderson dhe momentin i errët te Liverpool: Më pas erdhi Klopp dhe…

24 Maj 2022
18:29
Denis Hakanaj
back button

Jordan henderson është kapiteni i Liverpool-it që ka fituar gjithçka. Është ai që ka ngritur në qiell Champions-in e gjashtë në historinë e Të Kuqve dhe tani synon ta bëjë përsëri, por rruga e tij deri këtu nuk ka qenë aspak e lehtë.

Këtë e ka zbuluar vetë lojtari pak kohë më parë në një intervistë të dhënë për The Guardian duke shpjeguar se vitet e para te Liverpool-i kanë qenë të komplikuar.

Veçanërisht në 2012-ën, kur trajneri i saj kohe Brendan Rodgers ka vendosur ta përfshinte mesfushorin në një operacion shkëmbimi me Fulham-in. Një moment i dhimbshëm akoma sot për Hendo…

“Është një moment i komplikuar që e mbaj mend shumë mirë. Po përgatiteshim për ndeshjen e Europa League kundër Hearts, dikush i ka rënë derës time në hotel dhe më ka thënë se trajneri donte të fliste me mua”, ka kujtuar Rodgers.

“Të them të drejtën, ajo me Brendan Rodgers ka qenë vetëm një bisedë. Ideja për t’u larguar nuk më pëlqente aspak. E ndieja se kisha shumë për të dhënë, por kam qenë në depresion për një periudhë”.

Në fund nuk ka ndodhur asgjë dhe pak vite më pas ka ardhur shpëtimtari nga Gjermania… “Nuk ka qenë e lehtë për mua kur ka ardhur Klopp, sepse isha i dëmtuar.  Vazhdoja të luaja pak, kështu që më është dashur pak kohë që të gjeja ritmin.

“Më pas kam filluar të luaj pak më mbrapa dhe është falë Jurgen, sepse nuk besoj se shumë do ta kishin parë se mund ta mbuloja atë rol. Kishte momente në të cilat nuk arrija të luaja mirë, kur pyesja veten nëse isha në lartësinë e duhur.

“Megjithatë, kam patur besim te trajneri, kam vazhduar të punoj dhe jam përmirësuar. Jam me të vërtetë i lumtur që më është dhënë kjo mundësi, sepse jam përmirësuar në aspektin mbrojtës dhe atë sulmues”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit