“Ishe fantastik, ke të ardhme”, Hamilton nuk i kursen elozhet për rivalin e Ferrarit!

1 Prill 2019
11:06
back button

Charles Leclerc nuk arriti të ruante kryesimin e garës në çmimin e madh të Formula 1 në Bahrein, pasi piloti i talentuar i Ferrarit pati një problem në motorin e njëvendëshes së tij. Për këtë arsye, Lewis Hamilton e parakaloi së bashku me shokun e skuadrës Valteri Bottas, duke fituar garën e djeshme.

Piloti nga Monaco doli i treti duke u ngjitur në podium, por pak para se të dilnin para spektatorëve, Leclerc, Hamilton dhe Bottas, kanë pritur në një ambient, ku kamerat kanë regjistruar dhe një bisedë mes tyre.

Piloti i Mercedes i drejtohet rivalit të tij te Ferrari me fjalë të mëdha, duke e komplimentuar për garën që bëri në pistën e Bahreinit. 

Hamilton: Ke pilotuar shumë mirë këtë fundjavë…

Leclerc: Po…

Hamilton: Ke qenë vërtet shumë fantastik…

Leclerc: Po, deri sa erdhën problemet…

Hamilton: Ke rrugë të gjatë përpara… e ardhmja është për ty, kështu…

Leclerc: Shpresoj...

Hamilton: E di që je i “mbytur” në këtë moment, por ke rrugë të gjatë para…

Leclerc: Faleminderit shumë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit