“Ishim më të mirë”, mesazhi i Messi-t për Real Madrid: Jam i sigurt se…

22 Maj 2022
15:48
Denis Hakanaj

Lionel Messi ka deklaruar se është akoma i hidhëruar për mënyrën se si Paris Saint-Germain u eliminuar në Champions League nga Real Madrid.

Messi ka fituar Ligue 1 për herën e parë të shtunën në mbrëmje dhe ka postuar në Instagram një mesazh për të festuar arritjen e skuadrës së tij, duke reflektuar edhe për sezonin e sapo mbyllur.

“Sezoni ka ardhur në fund dhe unë dua të falënderoj shokët e skuadrës për mënyrën si më kanë trajtuar mua dhe familjen time që nga dita e parë”, shkruhet në mesazh.

“Ky vit ka qenë ndryshe me gjithçka që ka ndodhur, por, në fund, ne kemi fituar titullin në kampionat dhe jam shumë i lumtur që kam fituar trofeun tim të parë në Paris.

“Kemi akoma një shije të hidhur në gojë nga Champions League në një përballje ku ishim skuadra më e mirë, por unë dua të mbaj mend gëzimin për fitoren e një titullit tjetër, që ishte një nga objektivat.

“Jam i sigurt se shumë gjëra të mira do të vijnë nga viti 2022, do të jetë një vit i rëndësishëm dhe do të luftojmë për çdo trofe. Shihemi së shpejti!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit