Ish-interisti ishte në fushë, kur hajdutët i vodhën shtëpinë

20 Prill 2019
21:20
back button

Shtëpia e mesfushorit të Valencia-s Geoffrey Kondogbia është vjedhur teksa ai ishte duke luajtur në Europa League ndaj Villarreal të enjten që lamë pas. 

Një komshi i lojtarit ka vënë re lëvizje të pazakonta në shtëpinë e tij dhe vendosi të njoftonte rojet e sigurisë. 

Kur janë afruar rojet, tre njerëz janë hedhur mbi kangjella dhe u zhdukën përmes pistës së golfit. 

Policia ka gjetur mjetet me të cilat kanë hyrë në shtëpi hajdutët. Kjo është hera e dytë që një lojtari të Valencia-s i vjedhin shtëpinë. 

Në fillim të javës hajdutët kanë tentuar të hyjnë në shtëpitë e Gabriel Paulista-s, Ezequiel Garay dhe lojtarit të Villarreal Funes Mori, por nuk kanë arritur të vjedhin para. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit