Ish-interisti sulmohet nga vëllai: “Çfarë turpi që jemi një gjak… tradhtarët vriten!”

17 Maj 2019
18:51
back button

Vetëm dy gjëra në jetë nuk mund të zgjidhen: familja dhe skuadra e futbollit. Që ndonjëherë janë dy koncepte të lidhur, sepse shpesh dashuria për disa ngjyra transmetohet nga babai te djali. 

Nëse dikush devijon nga rrugëtimi natyral i gjërave, atëherë ndonjëherë çështja injorohet, ose herë të tjera shndërrohet në të papërshtatshme. Gjithsesi jo në shtëpinë Zarate. Nga ato anë, Velez Sarsfield është i shenjtë.

Kështu, kur Mauro Zarate, ish-sulmuesi i Lazio, Inter dhe Fiorentina në Seria A, ka tradhtuar klubin në të cilin u rrit, për të bërë sakrilegjin e madh, duke u bashkuar me kundërshtarin, Boca Juniors. Një vendim të cilin familja e futbollistit nuk do ta shohë me sy atë.

Në atë pikë që qershorin e vitit të kaluar, në momentin e transferimit, Zarate praktikisht u mohua nga të gjithë të afërmit dhe të dashurit e tij, të cilët nuk mund t’i falnin tradhëtinë supreme. Një çështje që ka ngelur e hapur dhe pas një viti.

Përkundrazi, duke konsideruar faktin që në çerekfinale të Kupës së Ligës argjentinase u përballën të dyja skuadrët, çështja u rihap sërish. Faji i Mauro, që sikurse raporton “Infobae” u paraqit te pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar dhe festuar kundër ish-skuadrës s tij. Më pas, në përfundim të ndeshjes u intervistua dhe deklaroi: “u kaulifikua skuadra më e madhe”. 

Fakt ky që nuk është pritur mirë në shtëpinë Zarate, veçanërisht nga vëllai i tij i madh, Rolando. Ky i fundit, përmes një statusi në “Whatsapp” nuk e la “tradhtarin” ta kalojë paq. 

“Sa turp që kam të njëjtin gjak me ty. Me Judat nuk luftohet, por varen me litar. Tradhtia më e keqe është ajo që nuk vjen nga armiqtë e tu. Gjaku të bën të afërt, por ndershmëria të bën familje. Tradhtia, mashtrimi dhe gënjeshtrat janë mënyra jote e të qënit”, ishin fjalët e hidhura në adresë të Zarate.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit