Ish-kampionia e botës rikthehet në kafaz pas një viti, kontratë të re me UFC

22 Mars 2019
16:24
Telesport
back button

Ish-kampionia e botës në peshën “bantamweight” (pesha 61-65kg), Holly Holm, ka nënshkruar një kontratë të re me UFC-në. Sipas ESPN, Holm, 37 vjeçe, do të zhvillojë edhe 6 duele të tjera në artet marciale mikse.

Sportistja amerikane Holly Holm është një nga ikonat e UFC-së, e 12 fitore dhe 4 humbje në kafaz. Në vitin 2015 ajo shkroi hitorinë, duke u shpallur kampione e botës, pas fitores ndaj Ronda Rousey me “KO”, duel që i dha titullin kampion.

Jemi shumë e lumtur me kontratë e re. kemi punuar shumë me UFC-në për të arritur te kjo marrëveshje. Tani jemi gati t’i futemi punës për duelin e radhës. Kemi disa plane që Holm të rikthehet sa më shpejt në kafaz”, tha Lenny Fresquez, menaxheri i Holm.

Holm nuk duelon që prej 9 qershorit të vitit të kaluar, kur mundi Megan Anderson (UFC-225). Janë të shumtë ata që mendojnë se Holm do të duelojë me kampionen aktuale të botës në peshën “bantamweight”, Amanda Nunes, në nëntor të këtij viti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit