Ish-kampionia e botës sfidon “luaneshën”: Koha për të dorëzuar titullin e parë

15 Korrik 2019
9:49
Telesport
back button

Germaine De Randamie, ish-kampione e botës në peshën “featherweight” (pesha 56-61kg) e ka nisur me sukses aventurën e saj në peshën “bantamweight” (pesha 61-66kg). Në eventin UFC-Sacramento, ajo mposhti Aspen Ladd pas vetëm 16 sekondash. Pas këtij dueli, ajo i ka lëshuar sfidën kampiones së botës në peshën “bantamweight”, brazilianes Amanda Nunes, në një revansh.

Mendoj se kjo është sfida që UFC duhet të organizojë. Titullin e parë ma hoqën me pa të drejtë, ndaj meritoj të përballem me Nunes në këtë Divizion. Unë e respektoj Amanda, është kampione e dyfishtë e botës, por do të mësojë se çfarë është të humbasë një titull”, u shpreh De Randamie.

Dy sportistet janë përballur një herë në vitin 2013 dhe Nunes e ka fituar atë duel me “KO teknik”. Gjithsesi, De Randamie (9 fitore e 3 humbje na kafaz) mendon se kohët kanë ndryshuar. Nga ajo humbje me Nunes ajo ka arritur 5 fitore radhazi.

Tani jam më shpërthyese, më në formë, me më shumë përvojë. Ajo është kampionia, unë jam sfidantja, por ajo nuk është e pamposhtur. Të gjithë humbasin, edhe Amanda do të humbasë”, u shpreh Germaine De Randamie.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit