Ish-kapiteni i Milanit pranë Romës

5 Tetor 2019
21:26
back button

Pas dëmtimit të mbrojtësit të djathtë të Romës Davide Zappacosta, i cili është huazuar nga Chelsea deri në fund të sezonit, kuqeverdhët janë duke parë zëvendësues të mundshëm.

Një prej tyre është Ignazio Abate, ish-mbrojtësi i Milanit, kontrata e të cilit skadoi në fund të sezonit të kaluar.

Abate është akoma një lojtar i lirë dhe i gatshëm për transferimin e menjëhershëm pasi refuzoi oferta nga Katari dhe Arabia Saudite.

Roma mund të jetë destinacioni i përkryer .

Lajme të tjera

Lajmet e fundit