Ish-lojtarët e Juventus sulmojnë drejtorin e famshëm të Ajax: Turp të kesh!

19 Mars 2019
21:32
back button

Ciro Ferrara dhe Alessio Tacchinardi kanë fituar Champions League në sezonin 1995/96 me Juventus dhe kanë sulmuar ish-drejtorin e Ajax David Endt. 

Endt ka punuar te Ajax nga 1993 deri 2013 dhe ka thënë se çerekfinalja e Ajax ndaj "Zonjës" pas shumë vitesh, do të jetë një mundësi e mirë për t’u hakmarrë, 

“Gjatë asaj kohe në Romë, luajtëm ndaj një Juventus-i që më vonë doli që kishte përdorur doping, askush nuk e di të vërtetën…” është shprehur holandezi për Radio Kiss Kiss. 

Dy ish-lojtarët e Juve-s kanë reaguar menjëherë nëpërmjet SportMediaset. 

“Dëgjoj këto deklarata të Endt dhe mund të them vetëm se atij duhet t’i vijë turp. Turp të kesh!” përgjigjet Tacchinardi. 

Ndërsa Ferrara ka komentuar: “Dua të theksoj se Endt na ka ndihmuar shumë me deklaratat e tij para finales kur tha se do të ktheheshin në shtëpi me trofeun. 

Ai nuk e kuptoi që ajo deklaratë na motivoi edhe më shumë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit