Ish-lojtari i Milanit shkarkohet me ceremoni, karriera e trajnerit nis me rekord skandaloz

16 Dhjetor 2019
9:36
Eraldo Harlicaj
back button

Humbja e djeshme me Feynordin me rezultatin 3-1 i ka kushtuar vendin e punës trajnerit të PSV-së, Mark van Bommel. Tekniku u shkarkua nga drejtuesit pas disfatës së radhës. Ecuria e tij në ndeshjet e fundit ishte skandaloze, pasi Bommel ka vetëm 2 fitore në 12 ndeshjet e fundit duke u larguar nga objektivat sezonal. 

Menaxhari kryesor, Toon Gerbarnds, ka folur në lidhje me shkarkimin e ish-lojtarit të Milanit. “PSV mundohet gjithmonë t’i ndihmoj të gjithë. E provuam me të gjitha mënyrat të dilnim nga kjo krizë, por nuk ia dolëm dot. Fatkeqësisht nuk funksionoi asgjë”, – tha ai. 

Mark van Bommel e mori drejtimin e skuadres së PSV në qershorin e 2018 dhe pas një sezoni në krye largohet nga skuadra e tij. “Luftëtari” duket se  nuk do të ketë një karrierë të lehtë sportive. Drejtimi i PSV-së ishte i pari në rolin e trajnerit kryesor të një ekipi. Si teknik i parë kishte provuar të drejtonte vetëm PSV U-19. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit