Ish-numri 1 në botë: Kam qenë i varur nga lojërat elektronike

16 Dhjetor 2019
9:36
Telesport
back button

Në një intervistë për BBC, tenisti britanik Andy Murray, ish-numri 1 në botë për meshkuj, ka folur për jetën jashtë këtij sporti. Murray u shpreh se në një moment të jetës së tij lojërat elektronike zinin shumë vend.

Viedo-lojërat u kthyen në një problem shqetësues për mua dhe stafin tim, pasi kaloja shumë kohë duke luajtur. Ndonjëherë deri në orët e para të mëngjesit dhe kjo më pengonte në stërvitje”, tha Murray.

E pranoj që krijova varësi ndaj tyre, por kjo gjë ndodhi deri në moshën 26-vjeçare e më pas situata u përmirësua”, u shpreh britaniku, fitues i 3 grand slam në karrierën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit