Ish-numri një i botës akuzon legjendën: Doli katër herë me doping, por…

18 Shkurt 2020
16:46
Denis Hakanaj
back button

Marcelo Rios ka bërë disa deklarata tronditëse kundër Andre Agassi-t dhe ATP-së (Federata Ndërkombëtare e Tenisit).

Në një intervistë të dhënë për La Tercera, ish-numri një i botës ka thënë: “Agassi u kap katër herë me doping, por ATP ka mbuluar gjithçka, sepse tenisi do të kishte pasur një fund të keq”.

Kiliani dhe amerikani kanë qenë rivalë të mëdhenj në fundin e viteve ’90, por akuzat e tij përfshijnë edhe Pete Sampras: “Në kohën time, në fundin e vitit, Masters-at zhvilloheshin në fusha të shpejta për ta ndihmuar atë të fitonte. Vetëm unë dhe Burguera provuam të kërkonim që të luanim në fusha të ndryshme vit pas viti”.

Kiliani ka sugjeruar ndryshimin e disa rregullave: “Nuk e kuptoj pse bëhen dy shërbime, një avantazh shumë i madh për një tenist që është dy metra i gjatë. Karlovic nuk do të tërhiqet kurrë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit