Ish-portieri i Juves: Nuk mund të presësh shumë nga vetja 42-vjeç, Buffon të tërhiqet!

21 Mars 2019
13:00
Alfred Lleshi
back button

Stefano Tacconi, portieri historik i Juventusit në fillim të viteve ’80 dhe ’90 foli për mikrofonët e “Rai Radio2” gjatë programit "I Lunatici". Shumë argumente u trajtuan nga ish-gardiani bardhezi, i cili pranon: "Nuk më mungon futbolli i luajtur, por ishte shumë mirë kur merrja duartrokitje nga tifozët e të gjitha drtejtimeve, italianë dhe të huaj”.

 

Pas më shumë se 20 viteve karrierë të jashtëzakonshme në Itali, Gianluigi Buffon u transferua verën e kaluar te PSG. Tacconi është i bindur se ish-kapiteni i Juventusit tani duhet të dalë në “pension”: "Me gabimin që bëri së fundi në Ligën e Kampionëve u bë e qartë se ndoshta ka ardhur koha që ta lërë futbollin e luajtur. Në moshën 42-vjeçare nuk mund të presësh shumë nga vetja". 

Pa Buffon aty, portieri më i mirë në Serie A, sipas Tacconi, është ende ai që mbron portën bardhe zi: "Më i forti është Szczesny, edhe pse Donnarumma më në fund gjeti një trajner të saktë, që po e trajnon".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit