Ish-presidenti i Barcelona-s: Duhet të udhëtonim me tank për të firmosur me Maradona-n

16 Maj 2019
20:54
back button

Nuk ishte e lehtë për Barcelona-n të firmoste me Diego Maradona-n në vitin 1982 teksa tifozët argjentinas ishin të dashuruar pas tij. 

Joan Gaspart, i cili ishte zv.presidenti i klubit gjatë asaj kohe, ka shpeguar se drejtuesit duhet të shoqëroheshin me tank në aeroport kur shkuan në Argjentinë për të firmosur me të. 

“Mbaj mend se shkuam në aeroport me tank sepse policia na tha se kishte rrezik të na sulmonin në rrugën nga hoteli drejt avionit,” rikujton Gaspart gjatë një interviste me kanalin e Youtube "Idolos". 

“Të largoje Maradona-n nga Argjentina në atë kohë ishte si një sulm ndaj tifozëve të Boca Juniors. 

Kështu që u futëm në tank dhe me makina dhe motorë policia na kanë shoqëruar deri te shkallët e avionit. 

Ata nuk na braktisën derisa u ulëm në vendet tona.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit