Ish-presidenti i Francës: Ribery është pak brutal, por driblues i shkëlqyer

8 Nëntor 2019
13:30
Alfred Lleshi
back button

“Franck Ribery është tashmë një lojtar në moshë të avancuar. Ndonjëherë është pak brutal, por mbetet driblues i shkëlqyeshëm. Ai ka një frymë të mirë dhe shpresoj që të kthehet në Francë për të trajnuar të rinjtë tanë, herët a vonë”. Këto janë fjalët e ish-presidentit francez, François Hollande, thënë në Firence, teksa merrte pjesë në një event në “Palazzo Vecchio”, i pyetur mbi atë që mendonte për Franck Ribery.

Ish-sulmuesi i Bayern Munich, i cili iu bashkua Fiorentinës gjatë verës së këtij viti, është duke vuajtur pezullimin me 3 ndeshje. Ai shtyu asistent gjyqtarin Passeri në ndeshjen kundër Lazio, ndaj u dënua. Sidoqoftë, Ribery duket se i ka fituar menjëherë zemrat e tifozëve vjollcë. Tashmë, ai ka shënuar dy gola në nëntë ndeshje të luajtura në Serie A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit