Ish-presidenti i Milanit kritikon Elliot, emocion me fjalët e tij për “Djallin”

3 Prill 2020
16:36
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-presidenti i Milanit, Yonghong Li, ka folur në lidhje me presidencën aktuale të “Djallit”. Ai ka kritikuar pronarët aktualë dhe familjen Elliot për mënyrën se si po investojnë. 

Li humbi klubin pikërisht ndaj pronarëve aktualë Elliot, pasi nuk arriti të shlyente në kohë borxhin e marrë. Kinezi Li mendon se ish-klubi i tij meriton një trajtim dhe menaxhim më të mirë. 

“Kjo mënyrë nuk është e mirë. Pse pritën kaq shumë për të filluar dhe për t’u merakosuar për skuadrën? Milani duhet trajtuar me pasion, jo si një investim pa emocione. Klubi meriton më mirë se kaq”, – tha ai. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit