“Ish-presidenti”, ultrasit e Tiranës udhëtojnë drejt transfertës së sezonit me një slogan

22 Maj 2019
14:37
Anton Cicani
back button

Sezoni i Tiranës i afrohet 180 minutave finale, që mund të vendosin fatin e ekipit bardheblu, nëse do të sigurojë mbijetesën në Superiore, apo do të ripërsërisë vitin e tmerrshëm 2017, kur në ndeshjen e fundit, në "Loro Boriçi", përballë Vllaznisë, do të shkruante faqen më të errët të historisë (ra nga kategoria për të parën herë).

Ndeshja e barazuar me Kastriotin në "Selman Stërmasi" në një stadium "fantazmë" (asnjë tifoz në shkallë, përveç stafit, drejtuesve dhe gazetarëve) ishte një tjetër goditje e fortë për Memën dhe të tijtë. 

Tashmë, transferta në Laç, përballë kurbinasve të drejtuar nga Sulejman Starova është një udhëkryq i madh. Krutanët, sakaq, presin Teutën në Fushë Krujë, në një ndeshje ku 3 pikët janë rruga e vetme.

Duke iu larguar aleancave dhe akuzave të ndryshme, ajo që vlen të theksohet është se tifozeria e organizuar bardheblu (Tirona Fanatics), pas dy ndeshjesh mungesë, do të kthehet të mbështesë skuadrën në ditët më të vështira.

Jo një armëpushim me presidentin dhe drejtuesit, por thjesht për fanellën… Me anë të një njoftimi në “Facebook”, Tirona Fanatics kanë konfirmuar pjesëmarrje në këtë ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit