Ish-princi i Juventusit firmos kontratë në kampionatin e tretë në karrierë

5 Shtator 2019
14:54
back button

Claudio Marchisio është lojtar i lirë, pasi përfundoi kontratën me Zenit, në fund të këtij sezonit.

Gjatë merkatos së verës mesfushori italian nuk arriti të sistemohet në ndonjë klub, ndërsa sot “Sportmediaset” bën me dije se 33-vjeçari ka arritur të gjithë marrëveshjen në principe me klubin e Monaco dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi, duke hedhur firmën mbi kontratë.

Për një vit do të jetë marrëveshja mes palëve, me opsionin rinovimin edhe për një sezon tjetër. Palët janë definuar të gjitha detajet në një takim që po zhvillohet në Milano.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit