Ish-sulmuesi i Kroacisë: Milan-i ka marrë një luftëtar

10 Shtator 2019
15:47
Denis Hakanaj

“Ante Rebic? Është një lojtar i madh. Milan-it i duhej një lojtar i tillë”. Ky është mendimi i Milan Rapaic, ish-sulmues i Perugia-s dhe kombëtares së Kroacisë.

“Është i fuqishëm dhe më pëlqen shumë”, ka thënë Rapajc për PianetaMilan.it. “Është një luftëtar dhe mund të bëjë gjëra të mëdha me Krzysztof Piatek”.

Ish-futbollisti ka folur edhe për një bashkëkombës tjetër të tijin, Zvonimit Boban, i cili është një ikonë në Kroaci: “Zvone është më i forti në, numri një. Si njeri, si lojtar dhe si drejtues. Është njeriu i duhur për rilindjen e Milan-it”.

Një Milan që tani drejtohet nga Marco Giampaolo, një trajner që pëlqehet nga Rapajc: “Është shumë i mirë, një trajner i përgatitur. Ka mbështetjen e Zvone dhe Paolo Maldini-s, që e dinë atë që bëjnë. Shpresoj që kuqezinjtë të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur në nivelet e së kaluarës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit