Ish-sulmuesi potent i Tiranës prezantohet në Kosovë

10 Korrik 2019
15:57
Alfred Lleshi
back button

Drita e Gjilanit zyrtarizon rikthimin e sulmuesit potent brazilian, që më parë ka luajtur edhe me Tiranën, në Superioren e Shqipërisë. Fjala është për 31-vjeçarin Gilberto Fortunato, i cili e ka veshur fanellën bardheblu në sezonin 2013-2014, me të cilën shënoi 5 gola. Po ashtu, ai ka luajtur edhe me Flamurtarin në Shqipëri, në sezonin 2014-2015, ku shënoi 2 gola. 

Ky është një rikthim për Fortunato te skuadra gjilanase e Superligës së Kosovës (ku luajti 9 ndeshje dhe shënoi 2 gola në vitin 2016), pas eksperiencës së fundit me Sport Boys në Bolivi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit