Ishte dënuar me 6 muaj burg për dhunë në familje, jepet vendimi final për Lucas Hernandez

27 Tetor 2021
11:17
Alfred Lleshi
back button

Lucas Hernandez nuk do të shkojë në burg. Lojtari i Bayern Munich dhe i kombëtares franceze ishte dënuar në Spanjë me gjashtë muaj burg për dhunë në familje. Sot, Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Madridit, në prag të afatit të caktuar nga gjykata për hyrjen vullnetare në burg të lojtarit, la në fuqi ankesën për pezullimin e dënimit.

“Ne besojmë se ankimi duhet të lihet në fuqi dhe se ekzekutimi i dënimit me heqje lirie, vendosur ndaj Lucas Francois Bernard Hernandez, duhet të pezullohet”. Ky është vendimi i drejtësisë spanjolle.

Vëllai i anësorit të Milanit është gjobitur me 96 mijë euro. Kjo gjobë përkthehet ndryshe në 400 euro në ditë për 240 këste gjithsej. Mosrespektimi i këtyre detyrave mund të rezultojë në heqjen e pezullimit të dënimit me burg dhe ekzekutimin e masës fillestare të gjykatës.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit