Ishte engjëlli i tij mbrojtës, Kjaer prek me mesazhin për Eriksen

17 Qershor 2021
14:38
Alfred Lleshi
back button

Ai e shpëtoi, e mbrojti, ngushëlloi gruan e tij. Ishte një kapiten i vërtetë, një mik. Pastaj luajti për të, do ta bëjë përsëri. Simon Kjaer ishte engjëlli i parë mbrojtës i Eriksen, duke e ndihmuar atë menjëherë pas arrestit kardiak. Sot, Danimarka do të përballet me Belgjikën, pasi humbi ndeshjen e parë kundër Finlandës. Mbrojtësi i Milanit në Instagram donte të publikonte një postim, me një mesazh për Christian:

“Këto ishin ditë të veçanta, ku futbolli nuk ishte gjëja më e rëndësishme. Ishte një tronditje, që do të jetë pjesë e imja dhe e jona përgjithmonë. E vetmja gjë që është e rëndësishme është që Christian të ndihet mirë. Unë jam krenar për mënyrën se si kemi vepruar si ekip dhe si kemi qenë të bashkuar në këto kohë të vështira.

Jam i prekur dhe thellësisht, mirënjohës për mbështetjen. Sot do të dalim në fushë kundër Belgjikës me Christian në zemrat dhe mendimet tona. Kjo do të na lejojë që të përqendrohemi te ndeshja. Ne do të luajmë për Christian, dhe si gjithmonë për të gjithë Danimarkën. Ky është motivi më i madh që mund të kemi. Si gjithmonë: ne do të bëjmë më të mirën!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit