Ishte i Barçës, por u transferua te Real Madrid. Zbulohet prapaskena e merkatos

25 Tetor 2021
16:09
Denis Hakanaj
back button

Barcelona ka patur rastin të nënshkruajë Eduardo Camavinga-n para Real Madrid verën e kaluar.

Francezi iu është bashkuar madrilenëve nga Rennes dhe po shkëlqen në Bernabeu.

Sipas Mundo Deportivo-s, transferimi i Camavinga-s te Real ka qenë një goditje e madhe për Barçën, me drejtuesit e klubit që kanë patur kontakte prej vitesh me adoleshentin.

Rennes ia ofroai lojtarin Barcelona-s në fundin e sezonit të kaluar për 30 milionë euro, por katalanasit nuk i kishin paratë në dispozicion për të mbyllur marrëveshjen.

Në orët e fundit të merkatos së verës së kaluar, Camavinga ka nënshkruar për Real Madrid.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit