“Ishte një nder”, Abramovich i thotë lamtumirë Chelsea-t: Ja për çfarë jam krenar

28 Maj 2022
19:43
Denis Hakanaj
back button

Roman Abramovich nuk është më pronar i Chelsea-t për shkak të sanksioneve që i janë vënë nga qeveria britanike pas konfliktit me Ukrainën.

Blues janë blerë nga pronari i ri Todd Boehly dhe manjati rus i ka thënë lamtumirë pas 19 vitesh presidencë me një letër të publikuar në faqen zyrtare të Chelsea-t.

“Kanë kaluar pothuajse tre muaj nga momenti që kam lajmëruar qëllimin tim për të shitur Chelsea-n. Nga momenti që kam marrë drejtimin e klubit, kam parë personalisht se çfarë mund të bëjë ky klub”, ka shkruar Abramovich.

“Objektivi im ishte që të garantoja që pronari i ardhshëm të ketë një mentalitet që do ta lejojë klubin të ketë sukses. Jam i gëzuar që ky kërkim ka patur një fund pozitiv.

“Ka qenë një nder që kam qenë pjesë e këtij klubi: do të doja të falënderoja të gjithë lojtarët, stadin  dhe, natyrisht, fansat e klubit për këto vite të jashtëzakonshëm.

“Jam krenar për faktin se, falë sukseseve tona, miliona persona tani do të përfitojnë nga fondacioni i ri i bamirësisë që është krijuar. Kjo është trashëgimia që kemi krijuar bashkë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit