“Ishte një ngërç psikologjik, tani jam i ftohtë si akulli”

19 Nëntor 2019
11:58
Telesport
back button

Pak javë nga dueli i 7 dhjetorit në Abu Dhabi, boksieri britanik Anthony Joshua ka deklaruar se është në formë të mirë dhe gati për t’u hakmarrë ndaj meksikanit Andy Ruiz Jr. Ky i fundit i mori titujt kampionë botë më 1 qershor britanikut, duke arritur një nga rezultatet më befasuese të historisë së boksit. Joshua, 22 fitore e 1 humbje në karrierë, shprehet se këtë herë është përgatitur edhe mendërisht për këtë duel, duke qenë gjakftohtë në çdo aspekt.

Jam më i qetë psikologjikisht dhe më gjakftohtë në çdo drejtim. Ndonjëherë këto sfida janë vetëm çështje psikologjike, ndaj jam i ftohtë si akulli në mendjen time. Jam si një vrasës. Ky ka qenë gabimi im në duelin e parë me Ruiz. Tani jam këtu, si ish-kampion dhe meritoj të rikthehem aty ku kam qenë. Ajo që ndodhi nuk do të përsëritet më dhe jam përgatitur për të zhvilluar në ring një duel të madh. Jua konfirmoj këtë gjë”, u shpreh Anthony Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit