“Ishte një turpërim i panevojshëm”, zbulohet biseda Icardi-Zhang

21 Mars 2019
18:05
back button

Ditën e enjte, Mauro Icardi është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës së Inter. 

Sulmuesi argjentinas kishte javë pa u shfaqur në fushën stërvitore pasi klubi vendosi t'i hiqte shiritin e kapitenit për shkak të veprimeve të menaxheres dhe gruas së tij,  Wanda Nara. 

Teksa ishte duke negociuar një marrëveshje të re për bashkëshortin e saj, Wanda ka nisur këtë mesele e cila mesa duket po zgjidhet nga dita në ditë. 

Sipas La Repubblica, Icardi është takuar me presidentin Steven Zhang përpara derbit të Milanos; me argjentinasin që ka thënë: "Nuk më ka munguar asnjëherë respekti për askënd". 

"Kam marrë pjesë në 97.5% të seancave stërvitore dhe askush nuk është ankuar ndonjëherë për profesionalizmin ose sjelljen time. Heqja e shiritit ishte një turpërim i panevojshëm". 

Teksa po afron rikthimi i Icardi-t në fushë, tensioni sa vjen e rritet, pasi ai nuk do të jetë edhe për shumë kohë lojtari i Inter. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit